LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoni merr masa plotësuese për parandalimin e epidemisë së fruthit

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoni merr masa plotësuese për parandalimin e epidemisë së fruthit
Foto: Ilustrim

Komisioni për sëmundje infektive në kuadër të Ministrinë e Shëndetësisë në mbledhjen e sotme shpalli masa të reja plotësuese për mbrojtje të banorëve nga epidemia e fruthit.

“Të gjithë prindërit që kanë fëmijë të moshës 6 muajshe dhe jetojnë në territorin e qytetit të Shkupit, nga nesër duhet të paraqiten në pikat e vaksinimit më të afërt për të vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinat MRP.


Përsëri prindit të cilët kanë fëmijë në moshën e shkollimit, ndërsa nuk janë rivaksinuar ose nuk kanë marrë në përgjithësi vaksina MRP, t’i vaksinojnë fëmijët, dhe kjo ka të bëjë me të gjithë fëmijët të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Komisioni i ka propozuar Ministrisë që të fillohet me vaksinimin në terren.

Të gjitha masat e më hershme që i ka sjell Komisioni janë të vlefshme./Telegrafi/