LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Punë të Jashtme takoi një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, diskutohet edhe për dialog

Komisioni për Punë të Jashtme takoi një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, diskutohet edhe për dialog

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Haki Abazi, kryetar, priti sot përfaqësues nga Parlamenti i Austrisë.

Kryetari i komisionit, Abazi, në fillim të takimit miqve austriakë u uroi mirëseardhje dhe i falënderoi ata për vizitën, ndërkaq, në vijim i njoftoi për fushëveprimtarinë dhe angazhimet e komisionit.


“Duke folur për miqësinë Kosovë – Austri, Abazi vuri në spikamë bashkëpunimin e kalitur ndër vite ndërmjet dy popujve. Ai me këtë rast vuri theksin tek ndihma që Austria i ka ofruar Kosovës gjatë rrugëtimit të saj drejt pavarësisë, e më pas edhe në përpjekjet e saj për integrim në strukturat euro-atlantike. Duke shprehu mirënjohjen e tij, Abazi tha se Kosova nuk do të resht asnjëherë për thellimin dhe ruajtjen e raporteve miqësore me shtetin mik Austrinë dhe popullin e saj”, thuhet në njoftimin e bërë  për media.

Tutje, thuhet se “përfaqësuesi i delegacionit austriak, Martin Engelberg, pasi falënderoi komisionin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, shprehu interesimin lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke përfshirë edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi”.

“Ai, sikurse Carmen Jeitler, kryetare e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë të Parlamentit të Austrisë, siguroi anëtarët e Komisionit se Austria do të jetë përherë krah Kosovës deri në arritjen e plotë të aspiratave të saj”.

Më tej, në njoftim thuhet se “duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, miqtë austriakë këshilluan nikoqirët se rruga e vetme që dërgon rajonin në stabilitet të plotë, është ajo e pajtimit ndërmjet popujve”.

“Anëtarët Komisionit, Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Komisionit, Dimal Basha dhe Time Kadrijaj, shfaqën opinionet e tyre lidhur me interesimin e mysafirëve, ndërkaq, kërkuan mbështetje të mëtejme nga shteti austriak, me theks të veçantë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Në njoftim thuhet se “anëtarët e komisionit, vlerësuan se takimi i sotëm do të ndikojë që opinioni i gjerë austriak do të njihet me realitetin në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike të saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori