LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet dhe Financa votoi projektligjet për transformimin e FSK-së

Komisioni për Buxhet dhe Financa votoi projektligjet për transformimin e FSK-së

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar tre projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri mbrojtëse me kompetenca të plota.

Të gjithë anëtarët e komisionit ishin njëzëri për këto projektligjeve, duke votuar në mënyrë unanime. Nga këtu u theksua se ky është njëri ndër projektligjet më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.


Lumir Abdixhiku, kryetar i këtij komisioni tha se përkundër transformimit të FSK-së, nuk po mendohet për rritje të buxhetit për ta, ndërsa vetëm 0.7 përqind shkon për mbrojtje. Ndërsa, theksoi se ekziston mundësia buxhetore për të financuar ushtrinë, por vetëm, siç thotë ai duke ulur shpenzimet publike në gjëra të panevojshme.

“Ne kemi ngritur këtë çështje në komision që vitin e ardhshëm t’i shtohet buxheti i ushtrisë së Kosovës, në situatën e tanishme, FSK-së i ndahen 60 milionë euro në vit, siç është ndarë deri më tani. Pra nuk do të ketë rritje buxhetore, përkundër transformimit.Unë kam kërkuar që të ketë një rritje buxhetore sepse me proporcionin e tanishëm vetëm 0.7 për qind GDP shkon për mbrojtje, kjo përqindje është shumë e ulët sesa e vendeve rajonale…në qoftë se i japin më pak zëvendësministrave dhe në qoftë se i japim më pak shpërdorimit të parasë publike në luks besoj që Kosova ka mjaftueshëm fonde për të siguruar një ushtri të dinjitetshme”, ka thënë Abdixhiku.

Kurse, nënkryetarja e këtij komisioni, Safete Hadergjonaj nga PDK, tha se menjëherë pas votimit në parim të këtyre projektligjeve, duhet të ketë iniciativa që të bëhen ligje dhe kuvendi t’i votoi si të tilla. Sipas saj nuk do të ketë problem për çështjet financiare.

“Ne duhet t’i kalojmë këto projektligje, t’i bëjmë ligje. Ne si Kuvend kemi të drejtë kudo që paraqitet nevoja të miratojmë kërkesat që na vijnë nga institucionet e caktuara edhe për të ndryshuar ligjin. Dmth, e kemi atë forcë, prandaj nuk besoj që do të ketë problem me koston buxhetore”, u shpreh Hadergjonaj.

Nga radhët e Nismës, Enver Hoti tha se i gëzohen këtij votimi, që sipas tij ka qenë domosdoshmëri votimi i këtyre projektligjeve. Ndër të tjera, ai shtoi se Kosovën nuk e kanë penguar mjetet financiare për të bërë këtë transformim të FSK. Sipas tij kanë qenë rrethana tjera që e kanë penguar.

“Në komisionin buxhetor, nuk kemi pasur ndonjë projektligj më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit se sa kjo pako e ligjeve që është për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës…Kosova deri më tani nuk është që nuk pa pasur mjete buxhetore për me bo një transformim të tillë, por kanë qenë rrethana tjera”, tha Hoti.

Gjatë ditës këto tre projektligje janë votuar dhe në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dje deklaroi se Kuvendi në muajin dhjetor do të votojë votimin e plotë të projektligjeve të FSK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori