LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Antikorrupsion: Rashkovski në mënyrë të paligjshme ka marrë dhuratë veturë prej 50.000 eurove

Komisioni për Antikorrupsion: Rashkovski në mënyrë të paligjshme ka marrë dhuratë veturë prej 50.000 eurove
Foto: AIM

KSHPK ka dyshime për vepër penale të kryer nga ish-sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski nga neni 359, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal, gjegjësisht marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm.

Në pyetësorin e datës 05.03.2021 Dragi Rashkovski, atëherë sekretar për monitorim dhe përkrahje të institucioneve në realizimin e programit të punës së Qeverisë, ka deklaruar se me kontratë dhuratë bashkëshortja e tij ka blerë veturën e markës “Dodge”, të vitit 2005 në vlerë prej 300 mijë denarë ose rreth pesë mijë euro, pa u deklaruar veçori shtesë për veturën.


Nga dokumentacioni, siç ka deklaruar Goran Trpenoski, anëtar i KSHPK-së, dyshohet për veprime të kundërligjshme të Rashkovskit, me qëllim të marrjes së shpërblimit, në këtë rast – veturës.

Nga MPB-ja janë dorëzuar dy marrëveshje në Antikorrupsion, për blerjen dhe shitjen e automjetit “Dodge” kabriolet të lidhur më 09.11.2020 ndërmjet një kompanie nga Gostivari dhe Igor Hristov dhe një marrëveshje për të njëjtin automjet udhëtarësh e lidhur më 10.02.2021 mes Igor Hristov dhe Veronika Rashkovska, gruaja Dragi Rashkovskit. Nga ana tjetër, kujtoi Trpenoski, Hristov është edhe këshilltar në Qeveri, si dhe një nga të dyshuarit në rastin e Rashkovskit për prokurim të softuerit.

Trpenoski sqaroi se kjo markë e veturës pas kontrollit të tregut, edhe pse e prodhuar në vitin 2005, kushton nga rreth 50 mijë euro e lart, që, siç tha, është dhjetë herë më e lartë se çmimi i shënuar në kontratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori