LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për AKI-në nuk ka informata rreth sigurisë në vend

Komisioni për AKI-në nuk ka informata rreth sigurisë në vend

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës, ku është diskutuar Platforma për AKI-në.

Kryetari i komisionit të AKI-së, i cili vjen nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, tha se kjo është mbledhja e parë pas gjashtë muajve bojkotim të Kuvendit.


“Në këtë komision sot e kemi shqyrtuar platformën e AKI-së, implementimin e saj dhe kemi vendos si komision që radhën tjetër ta ftojmë drejtorin dhe t’i diskutojmë disa pika se sa është duke u implementuar kjo platformë në Agjencion”, deklaroi ai.

Mirëpo, i pyetur nëse qytetarët e Kosovës janë të sigurt në vendin tonë dhe se kohëve të fundit janë shtuar rastet e të shtënave me armë në vendin tonë, Shala ka thënë se për këtë arsye edhe do të ftohet në mbledhjen e radhës drejtori i AKI-së që të raportojë.

“Për këtë arsye në takimin e radhës e kemi të ftuar drejtorin e Agjencionit dhe do të diskutojmë me drejtorin lidhur me të gjitha çështjet e sigurisë në vend”, deklaroi ai.

Mbledhja e Komisionit për AKI-në, u mbajt me vonesë prej 40 minutave për shkak të vonesës së anëtarit të këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori