LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian: Maqedonia nuk mund të funksionojë përjetësisht me qeveri teknike, bojkotimi i zgjedhjeve duhet të shmanget

Komisioni Evropian: Maqedonia nuk mund të funksionojë përjetësisht me qeveri teknike, bojkotimi i zgjedhjeve duhet të shmanget

Siç raportojnë nga AIM, diplomatët dhe funksionarët e lartë në Bruksel, nga afër po e ndjekin situatën me zgjedhjet dhe bisedimet mes pushtetit dhe opozitës. Ata kërkojnë konsensus dhe rikujtojnë se Qeveria teknike ‘nuk mund përjetësisht’ të zgjasë.

“E kuptueshme është të mendohet për zgjedhje, nuk mund përjetësisht të kemi qeveri teknike. Natyrisht zgjedhjet duhet të mbahen nëse përmbushen kushtet”, komentojnë funksionarë të lartë të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në Bruksel, shumica e bashkëbiseduesve të AIM janë të vetëdijshëm se pa Kuvend funksional dhe qeveri e zgjedhur demokratike, në kohë krize kur duhet të merren vendime vendimtare, të gjitha partitë politike duhet në mënyrë serioze t’u përkushtohen bisedimeve dhe të caktojnë datë për zgjedhje, në mënyrë konsensuale.

Bojkoti në anën tjetër por edhe mospranimi i zgjedhjeve, janë skenarë që me çdo kusht duhet të shmangen, posaçërisht, siç thonë institucionet e BE-së, duke marrë parasysh se në qershor zgjerimi do të kthehet në rend dite në BE, me publikimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nuk duhet të anashkalohet as fakti se një vend anëtar si Bullgaria, dërgon sinjale negative në disa aspekte të marrëdhënieve bilaterale dhe se Qeveria me legjitimitet të plotë mund të përkushtohet në mënyrë thelbësore për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme bilaterale.

Krahas organizimit të zgjedhjeve me kompromis duhet të respektohen edhe kushtet shëndetësore, votimi të jetë i sigurt për qytetarët, dhe poashtu të jenë të pranishëm vëzhguesit e huaj nga misioni i OSBE-së.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk janë obligim, por u japin legjitimitet zgjedhjeve, nëse nuk ka vëzhgues ndërkombëtar le hapësira për kontestim procesit dhe zgjedhjeve, qukësish që për BE-në është e rëndësishme prania e tyre”, thonë burime diplomatike për AIM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori