LAJMI I FUNDIT:

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale do të merr pjesë në Konferencën “DIGITALKS”

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale do të merr pjesë në Konferencën “DIGITALKS”

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më 11 dhe 12 tetor 2018, organizon Konferencën Ndërkombëtare “DIGITALKS”. Kjo është konferenca e parë e këtij formati në Kosovë dhe mbledh më shumë se 1000 palë të interesuara, politikë-bërës të nivelit të lartë, akademikë dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe politikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës në Konferencë do të jenë Mariya Gabriel – Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, ministrat përgjegjës për Inovacion dhe Ekonomi nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga James Madison University nga SHBA, përfaqësues nga LSE nga Londra, Kryetarët e Odave Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekspertë të fushës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendi dhe rajoni.


Përmes Konferncës “DIGITALKS” Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë po synon sensibilizimin për rëndësinë e inovacionit dhe ekonomisë digjitale, rritjen e përkrahjes së inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes ekonomike të vendit, si dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/