0Shares

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu së bashku me deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën, kanë mbledhur nënshkrimet e duhura për formimin e komisionit hetimor në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është i thjeshtë, pasi që siç shprehet ai “duam shohim se a është përmirësuar kapaciteti profesional i institucioneve publike nga emërimet për pozitat e larta në shërbimin civil”.

Postim i plotë:

Sot së bashku me deputetën Mimoza Kusari – Lila i mblodhëm nënshkrimet për formimin e komisionit hetimor në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj iniciative për të hetuar është i thjeshtë, duam të shohim se a është përmirësuar kapaciteti profesional i institucioneve publike nga emërimet për pozitat e larta në shërbimin civil, dhe se a janë zbatuar procedurat e parapara me legjislacioni në fuqi për listën e miratuar të pozitave sipas memorandumit për të cilin janë pajtuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe!

Përfundimisht, duhet shpërfaqur që mangësitë e mëdha në këto emërime dhe mungesa e vullnetit për reformë në administratën publike sic edhe vlerësohet nga BE-ja mund ti kushtojë Kosovës humbjen e ndihmës direkte buxhetore në shumë prej EUR 75 milion shtetit tonë! /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)