Koalicioni i organizatave jo-qeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) përmes një letre iu është drejtuar ministrit të Financave, Besnik Bislimi, duke kërkuar përfshirjen e disa kategorive si përfitues në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale.
Konkretisht, KOMF kërkon që skema për përkrahjen materiale të familjeve të fëmijëve me aftësi të përhershme të kufizuara, strehimi familjar për fëmijët pa përkujdes prindëror dhe stafi profesional i strehimoreve që punojnë 24 orë shërbim të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale për të siguruar mirëqenie sociale për të gjithë fëmijët.
KOMF konsideron që mirëqenia dhe shërbimet sociale duhet të jenë prioritet dhe një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes.
1. Skema për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme mbështet familjet që kanë fëmijë me aftësi të përhershme t ë kufizuara në vlerën mujore prej 100 Euro. Numri i fëmijëve që përfitojnë nga kjo skemë aktualisht në Kosovë është 2360 fëmijë. Shuma prej 100 Euro është e pamjaftueshme për mbulimin e nevojave themelore (produkte ushqimore, produkte higjienike, trajtim terapeutik, pajisje të nevojshme, materiale didaktike-mësimore, medikamente, etj.) për fëmijët me aftësi të kufizuara.
2. Familjet strehuese që ofrojnë strehim për fëmijët pa kujdes prindëror që janë farefis me fëmijën (strehimi tek të afërmit), marrin 75 Euro në muaj për shpenzimet mujore të fëmijës. Ndërsa familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror e që nuk janë farefis i fëmijës (familjet strehuese alternative), marrin 250 Euro në muaj për shpenzimet mujore të fëmijës. Aktualisht, numri i fëmijëve pa kujdes prindëror në strehim familjar tek të afërmit është 497 fëmijë, përderisa numri i fëmijëve në strehim familjar alternativ à «shtë 54 fëmijë. Familjet strehuese alternative janë familje vullnetare të rekrutuara nga Qendrat për Punë Sociale për të ofruar strehim për fëmijët pa kujdes prindëror, ato nuk realizojnë asnjë përfitim social në emër të të qenit familje strehuese dhe në këtë mënyrë rrezikohet qëndrueshmëria e tyre.
Për arsyet e cekura më sipër si dhe për faktin që shpenzimet e familjeve janë rritur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, KOMF kërkon që dy skemat e mësipërme të përfshihen në kuadër të pakos emergjente, duke paraparë një shtesë të caktuar në vlerë monetare për muajt në vijim.
3. Strehimoret apo qendrat rezidenciale që ofrojnë shërbime 24 orë për fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, viktima të abuzimit dhe trafikimit gjatë gjithë kësaj periudhe kanë vazhduar të ofrojnë shërbime me kapacitet të plotë. Sikurse shumë pozita që janë vlerës uar dhe konsideruar me rrezik në këtë periudhë edhe këto pozita ofrojnë shërbime 24 orë, janë të hapura për rastet e reja në nevojë për akomodim, janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit në vendin e tyre të punës. Kërkojmë që stafi profesional i strehimoreve që ofron shërbime direkte 24 orë (jo menaxhmenti dhe stafi administrativ) të jenë po ashtu përfitues në kuadër të pakos emergjente – konretisht në kuadër të Masës 6.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve i cili përfaqëson 31 organizata jo qeveritare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve vlerëson iniciativën e qeverisë për miratimin e Pakos Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, duke e konsideruar atë si një hap shumë të qëlluar i cili pritet të zbusë dëmet ekonomike të ardhura si pasojë e pandemisë COVID-19.
Në anën tjetër, KOMF shpreh shqetësimin e thellë për faktin që kategoritë e lartceku ra janë jashtë kësaj pakoje prandaj KOMF kërkon vëmendjen e institucioneve, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve pa përkujdes prindëror gjatë kohës së pandemisë COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia