Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar ashpër pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një alarm të rëndë për të gjithë shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse.
Përmes një njoftimi në Facebook, KOMF ka bërë thirrje për hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent nga ana e organeve të rendit, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik, identifikimin e përgjegjësve dhe ndëshkimin e tyre në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Me dhimbje të thellë dhe shqetësim, KOMF reagon pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë. Kjo ngjarje është një alarm i dhimbshëm për të gjithë – për institucionet, sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe shoqërinë në tërësi. Asnjë fëmijë nuk duhet të lindë apo të përfundojë jetën në këtë mënyrë”, thuhet në reagim.
KOMF gjithashtu ka theksuar nevojën për:
Hetim të plotë dhe ndëshkim të fajtorëve,
Rivlerësim të mekanizmave parandalues për të identifikuar dhe mbështetur nënat në gjendje të rënduar sociale apo psikologjike,
Fuqizim të masave parandaluese përmes shërbimeve psiko-sociale dhe fushatave ndërgjegjësuese,
Angazhim institucional të menjëhershëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme.
Në përfundim, KOMF i ka bërë thirrje të gjithë prindërve që ndodhen në vështirësi të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale të komunave përkatëse, duke theksuar se mbështetja është e qasshme dhe se asnjë nënë nuk duhet të përballet e vetme me sfidat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Emigrantët që do të sillen në Kosovë, planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

Shala: Rugova nuk ishte frikacak, rezistenca paqësore e tij delegjitimoi narracionin e Serbisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Izraeli po përgatitet ta godasë Iranin - manovër politike apo luftë e gjithanshme?

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

I mbijetuar i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi - shihet me dëmtime të lehta në fytyrë dhe duke çaluar