LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës i gjen fëmijët të harruar dhe të pambrojtur nga shteti

KOMF: Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës i gjen fëmijët të harruar dhe të pambrojtur nga shteti

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve sot në Ditën e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve theksoi se kjo ditë i gjen fëmijët e harruar dhe të pambrojtur nga shteti.

KOMF thekson se institucionet përgjegjëse nuk po e trajtojnë aspak çështjen e fëmijëve që punojnë në rrugë dhe në të njëjtën kohë nuk po ndërmarrin asnjë iniciativë të vetme për të mbrojtur këta fëmijë, përderisa mirëqenia e tyre vihet në rrezik të vazhdueshëm.


“Kjo bëhet më e dukshme e për fat të keq edhe më e dhimbshme, në këtë fillim dimri i cili e gjen Kosovën sërish të papërgatitur për të mbrojtur këta fëmijë dhe në anën tjetër i gjen fëmijët të brishtë përballë temperaturave e të ftohtit të papërballueshëm…Në emër të kësaj dite, në emër të parimeve të KDF-së të cilën shteti i Kosovës e aspiron përgjatë gjithë legjislacionit, dhe në emër të misionit tonë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, KOMF apelon edhe një herë karshi gjithë institucioneve përgjegjëse, të reagojnë, të mbrojnë dhe të largojnë në mënyrë të menjëhershme fëmijët nga rruga”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

Sipas këtij koalicioni, Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve këtë vit, duhet të jetë një kambanë alarmi që bie në rrugët e qyteteve ku këtyre fëmijëve çdo ditë u shkelen të drejtat, u vriten ëndrrat e u mohohet fëmijëria.

Numri i fëmijëve të pambrojtur në rrugët e Kosovës, vazhdon të jetë shumë i lartë.

“Ritheksojmë se vetëm brenda tre ditëve gjatë muajit Qershor, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit organizata Terre des hommes ka vëzhguar 153 fëmijë në situatë rruge duke kryer punë të rënda si kërkim lëmoshë, riciklim apo shitje të gjësendeve të ndryshme. Fëmijët në situatë rruge mbesin shumë të ekspozuar ndaj formave të shkeljes së të drejtave të tyre, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe emocional. Fëmijët u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe jetën e tyre. Fëmijët kërkojnë lëmoshë në orët e para të mëngjesit por edhe gjatë orëve të vona të natës, duke e vënë veten përballë rrezikut të vazhdueshëm të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori