LAJMI I FUNDIT:

Komentohet dorëheqja e komandantit të FSK-së, supozohet se ka lidhje me ngjarjet në veri

Komentohet dorëheqja e komandantit të FSK-së, supozohet se ka lidhje me ngjarjet në veri

Dorëheqja e Rrahman Ramës sipas njohësve të çështjeve të sigurisë lidhet me ngjarjet në veri muajin e kaluar. Drizan Shala thotë se Rama nuk lejoi që automjetet e FSK-së të shkojnë për asistencë të policisë në veri të Kosovës.

Detyrën e tij që e mori në vitin 2015, Rrahman Rama nuk e mbaroi pasi dha dorëheqje.


Rama e la detyrën e komandantit të FSK-së pa ndonjë shpjegim. Këtë detyrë ai e rimori në vitin 2019 derisa kishte mandate pesëvjeçar.

Burimet e RTV Dukagjinit thonë se dorëheqja e Ramës vjen pas përplasjeve që ky ka pasur me ministrin e dikasterit përkatës Armend Mehaj.

E gjitha kishte nisur kur Rama kishte refuzuar kërkesën e Armend Mehajt që të lejohet Policia e Kosovës që të përdorë automjetet e FSK-së për aksionin e muajit të kaluar në veri të vendit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se ky dorëzim i detyrës nga Rama ishte një detyrim.

“Zoti Rama është detyruar të japë dorëheqje në mënyrë që të përfitojë benificionet që jep dorëheqja, pasi nëse do të ishte shkarkuar në bazë të procedurave ai nuk do të kishte të drejtë të gëzojë benificionet që ka një ish-komandant i FSK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Derisa eksperti tjetër i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se duhet të ketë hetim nëse ka pasur keqpërdorime në FSK.

“Presim të qartësohet rasti, por nëse ka pasur keqpërdorime në FSK duhet të merr masa ministria po Kryeprokurori i Shtetit”.

Vendin e Ramës e ka zënë Bashkim Jashari i cili është djali i Rifat Jasharit, vëllai i Adem e Hamëz Jasharit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori