Sikurse në botë, edhe në Kosovë, komentatorët sportivë shpeshherë bëhen “protagonistët kryesorë” të ndonjë ndeshje.

Dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundi, ku protagonistë është bërë një komentator kosovar, përcjell Telegrafi.

Siç edhe mund të shihet, përkatësisht dëgjohet në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai po komentonte një ndeshje futbolli në një nga garat në Kosovë.

“Albion Rrahmani dyfishon epërsinë. E thash në fundin e pjesës së parë është djalë dukat. Dy me zero, qendërsulmuesi Albion Rrahmani – Lewandowski i Malishevës”, thotë me emocion komentatori. /Telegrafi/