Komediani Jack Whitehall po bëhet baba për herë të parë

Jack Whitehall thuhet se po bëhet baba për herë të parë.
Komediani, 34-vjeçar dhe partnerja e tij, modelja Roxy Horner, 31-vjeçe, po bëhen prindër.
Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me mbi tre milionë ndjekësit në Instagram.

Duke treguar skanimet me ultratinguj në dy imazhe bardh e zi, Jack iu afrua gjysmës tjetër, duke ia vendosur dorën mbi bark.

Mesazhe e urime të shumta morën në komente nga fansat dhe miqtë e tyre të famshëm.
Jack dhe Roxy nisën lidhjen në fillim të vitit 2020.
Romanca e tyre vetëm sa është forcuar që nga ajo kohë, me Roxyn që lavdëron veçanërisht Jackin për mënyrën se si ai ka qenë aty për të gjatë betejave të saj shëndetësore.
Modelja është e diagnostikuar me diabet të tipit 1.
“Ai ishte aty kur u diagnostikova. Prindërit dhe familja ime jetojnë në Australi, kështu që ai ka qenë familja ime”, kishte deklaruar në një intervistë Roxy. /Telegrafi/

























































