LAJMI I FUNDIT:

“Kombi mbi fenë”, Latifi përplaset me Klinakun: Juve ju ka mbështetë Tita e Krali

“Kombi mbi fenë”, Latifi përplaset me Klinakun: Juve ju ka mbështetë Tita e Krali

Profesori universitar Blerim Latifi dhe Abdullah Klinakut nga ”Demokracia Konservatore”, kanë debatuar ashpër për lëvizjen “braktisja vullnetare e fesë Islame”.

Klinaku ka thënë se lëvizja në fjalë është në kundërshtim me rilindjen kombëtare shqiptare, pasi i prish ekuilibrat.


Por Latifi i tha Klinakut se duhet t’iu falënderohen diktatorit jugosllav Tito për krijimin e bashkësisë islame të Kosovës.

“Tito iu ka bë një shërbim të madh, e ka themelu Bashkësinë Islame të Kosovës në vitin 1951, Tito ju ka përkrah masivisht. Tito ju ka përkrah institucionalisht. Mos i hini në hak Titos e as Kralit, në vitin 1919 ia ka themelu medresen”, ka thënë Latifi.

Më pas erdhi përgjigja e Klinakut, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ateist në rilindjen kombëtare shqiptare.

“Rilindasit e mëdhenj asnjë nuk e ka mohuar identitetin, cili rilindas ka qenë ateist. Ata e kanë kriju identitetin kombëtar dhe identitetin”, ka thënë Klinaku, në T7.