LAJMI I FUNDIT:

Komandot amerikane kapin shefin e armëve kimike të ISIS-it

Komandot amerikane kapin shefin e armëve kimike të ISIS-it

Forcat speciale amerikane arritën të kapin në Irak shefin e njësisë së veçantë të ISIS-it për armët kimike, njoftuan burime të shërbimeve sekrete irakiane, të cituara nga agjencia amerikane e informacionit, Associated Press.

Kjo agjenci citon dy zyrtarë të shërbimeve sekrete irakiane, sipas të cilëve bëhej fjalë pikërisht për shefin e armëve kimike të ISIS-it, zyrtar i lartë i kësaj organizate xhihadiste, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin arrestuar gjatë një operacioni të trupave speciale, muajin e kaluar në Irak, por pa e ditur se për kë bëhej fjalë.


Dy zyrtarët e shërbimit sekret irakian thanë se personi ishte identifikuar si Suleiman Daoud al-Afari.

Al Afari, rreth të 50-ve, ka punuar gjatë regjimit të diktatorit irakian, Sadam Husein, për një njësi kërkimore të forcave të armatosura për armët kimike dhe biologjike, transmeton kp.

Që nga dhjetori i kaluar, administrata e presidentit amerikan, Barack Obama ka përpiluar një strategji të re kundër ISIS-it që parashikon operacione të forcave speciale në territoret e kontrolluara prej tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa
Kalo në kategori