Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola, qëndroi për vizitë në Kosovën më 2 dhe 3 prill. Ai u takua me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe me përfaqësuesit e nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe me ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë. Gjithashtu, ai pati takime me Shefen e Misionit EULEX, zAlexandra Papadopoulou dhe me drejtuesit e lartë të këtij Misioni.
“Kjo është vizita ime e dytë në Prishtinë në cilësinë time si Komandant i Operacioneve Civile që vjen pas vizitës së parë njohëse gjatë dhjetorit të kaluar. Unë pata kënaqësinë ta takoj për herë të parë presidentin Thaçi dhe të takohem sërish me kryeministrin Haradinaj dhe zyrtarë tjerë të lartë të rëndësishëm të Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Coppola.
Komandanti nënvizoi se këto takime i ofruan atij një mundësi të mirë për ta vlerësuar së bashku me homologët kryesorë stadin e zbatimit të mandatit të tanishëm të EULEX-it pas përfundimit të ri-konfigurimit të këtij Misioni në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar.
“Ndihma e EULEX-it për partnerët e tij kosovarë ka ndryshuar si rezultat i mandatit të tij të ri për vitet 2018-2020, por përkushtimi i këtij Misioni për t’i ndihmuar autoritetet e Kosovës në fuqizimin e sistemit të saj të sundimit të ligjit vazhdon të jetë i pandryshuar”, theksoi komandanti.
Komandanti i Operacioneve Civile e ushtron komandën dhe kontrollin në nivel strategjik për planifikimin dhe realizimin e të gjitha misioneve civile të Politikës së Përbashkët të BE-së për Siguri dhe Mbrojtje në mbarë botën, duke përfshirë edhe EULEX-in. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës