LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti tregon se si u plagos në aksionin kundër kontrabandës në veri

Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti tregon se si u plagos në aksionin kundër kontrabandës në veri

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti ka folur për aksionin në veri të vendit për luftimin e kontrabandës, ku mbeti i lënduar edhe vetë ai shkaku i përballjes me protestuesit.

Ahmeti në RTV Dukagjini ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja atë ditë. Ai theksoi se plagosjet dhe lëndimet tjera janë pjesë të rrezikut dhe se kjo nuk i referohet vetëm pjesës së veriut.

“Ne ishim në asistencë të ekipeve të hetimeve që ishin në luftim të kontrabandës. Në pikën ku unë kam qenë përgjegjës ka ndodh një tentim për bllokim të urës, ne menjëherë kemi reagu, në distancë prej 25-30 metra është vendos një barrikadë në. Ka filluar rritja e numrit të protestuesve, përafërsisht ne aty kemi qëndru 2 orë. I caktuam ekipet për detyrat specifike, u dashtë me qëndru në kohë pak më të gjatë atë pjesë”, ka thënë Ahmeti, shkruan Telegrafi.

Komandanti i Njësisë Speciale ka treguar se me çfarë i kishin hedhur protestuesit në veri.

“Fillimisht ka pas hedhje me mjete të forta, shishe, gurë, granata shokuese por para përfundimit kanë fillurar edhe granatat reale luftarake. Është dashtë me intervenu që me largu masën për mos me rreziku grupin tjetër, në momentin e reagimit tonë ka ndodh shpërthimi i një garante dhe jemi lënduar tre prej katër personave që ishim aty”, ka treguar Ahmeti.

Ai më tej ka bërë të ditur se në shtator të këtij viti ka mbushur plot 20 vite që kur është pjesë e Policisë së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se si Njësi Speciale angazhohen në operacione kur ka nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikut, dhe se profesionalizmi u ndihmon me qenë korrekt dhe të përmbajtshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori