Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të dy kadetëve të FSK-së, nëntogerëve Kemajl Haliti dhe Çlirim Morina.
Të dy kadetët e FSK-së, përfunduan me sukses trajnimin 12 mujor, i cili ka qenë i bazuar në një program mjaftë intensiv, më qellim që të përgatisë oficerët e rinj; që të jenë udhëheqës kompetent, të aftë të marrin gjykime të drejta, dhe të kryejnë detyrat në mënyrë profesionale.
Nëntogeri Kemajl Haliti, është oficer i ri i FSK-së, nga radhët e komunitetit rom, që paraprakisht ka mbaruar shkollimin në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, dhe ishte përzgjedhur për studime në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sundhurrst’’, mundësi kjo, që aplikohet në barabarësi për të gjithë pjesëtarët e FSK-së.
Pas kthimit nga Mbretëria e Bashkuar, nëntogerët Haliti dhe Morina do të shërbejnë në FSK, me detyrë komandant togu, në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan, respektivisht në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë në Istog.
Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst, vlerësohet si njëra ndër akademitë më prestigjioze në botë, nga e cila kanë dalë udhëheqësit më të suksesshëm ushtarak nga mbarë bota. Çdo vit, kjo akademi trajnon më shumë se 600 oficerë te rinj, në kuadër të së cilës marrin pjese edhe shtetet tjera të botës, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit me Ushtrinë e Britanisë së Madhe, do të dërgojë kadetët e saj, për shkollim në këtë akademi prestigjioze edhe në të ardhmen, me qëllim që, me njohuritë e fituara të jenë kontribuues në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rraham Rama përgëzoi nëntogerët Haliti dhe Morina, për suksesin e arritur në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,, Sundhurst’’ në Mbretërinë e Bashkuar, dhe njëherësh kërkoi nga ta, që njohuritë e fituara t’i zbatojnë me sukses në detyrat e reja në Forcën e Sigurisë të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron