LAJMI I FUNDIT:

Kolumbi: Nënshkruhet armëpushimi historik ndërmjet qeverisë dhe FARC-ut

Kolumbi: Nënshkruhet armëpushimi historik ndërmjet qeverisë dhe FARC-ut

Qeveria e Kolumbisë dhe grupi kryengritës majtist, FARC, e kanë nënshkruar marrëveshjen finale të armëpushimit, duke i sjellë palët më afër njëra-tjetrës, për përfundimin e konfliktit 50 vjeçar.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, dhe lideri i FARC-ut, Rodrigo Londono, i njohur si Timochenko, mbrëmë janë përshëndetur me shtrëngim të duarve, pasi negociatorët e nënshkruan marrëveshjen në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin Havana të Kubës.


“Kjo është ditë historike për vendin tonë”, tha Santos dhe ka shtuar se “e kemi përfunduar konfliktin e armatosur me FARC-un”, transmeton Rel.

Nga konflikti në Kolumbi, që ka filluar në fund të viteve të 60-ta, si kryengritje fshatare për të drejta të tokës, janë vrarë së paku 220 mijë vetë, ndërsa afro 7 milionë njerëz janë zhvendosur.