Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha sot se milionat janë duke shkuar në sektorin privat të shëndetësisë, ndërsa tha se nuk do të ishte problem po të drejtoheshin aty qytetarët me mundësi të mira materiale, por sipas saj, aty fatkeqësisht janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale.
Kollçaku në një postim në rrjetin social Facebook, kërkon nga ministri i Shëndetësisë, që të dëgjojë zërat e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.
Lexoni të plotë postimin e Kollçakut:
COVID-19 paska qenë parajsë për sektorin privat të shëndetësisë.
Tani edhe ai grusht para nga trusti i qytetarëve ka mundësi të derdhet aty.
Përveç për pacientë të hospitalizuar, që edhe aty blejnë shumicën e terapisë dhe një pjesë të rëndësishme dhe të shtrenjtë të ekzaminimeve laboratorike, e që duhet të përsëriten shpesh, duhet ta bëjnë në sektorin privat.
Qëllimisht ndër vite janë lënë shumë shërbime të pa funksionalizuara, mungesa të reagensëve, testeve, prishje e aparaturave në mënyrë ciklike, e besa edhe përvetësim të tyre, në dëm të pacientëve, për të kërkuar zgjidhje jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Me kapacitete të limituara për marrje të terapisë parenterale, siç është në Prishtinë vetëm QMF në Emshir (!!!!), qytetarët e sëmurë të dërrmuar nga sëmundja, detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative, duke rrezikuar pasojat e marrjes së terapisë në kushte jo të sigurta, në shtëpi pa mbikëqyrje mjekësore. Mos të harrohet fakti, që në pamundësi me lëviz me transport vetanak, nuk ka linjë të veçantë të taksive me ndarje dhe shoferë të mbrojtur, që do t’u shërbenin qytetarëve në nevojë. Çdo kompani e taksive do të kishte mundësi të kontribuonte me nga dy taksi, p.sh. me ndarje dhe mbrojtje adekuate, me mbështetje institucionale publike.
Milionat po shkojnë në sektor privat. Nuk do të ishte problem nëse aty do të drejtoheshin qytetarët me mundësi të mira materiale, që duan cilësi të shërbimeve, të mos presin, etj.
Por fatkeqësisht aty janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale. Nëse shkon sëmundja, borxhet do të mbesin shumë gjatë.
Ministër, dëgjoje zërin e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.
Pyeti si po ia dalin?
A je duke e bërë?”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër