LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i ri Mango në shenjë të emrave të mëdhenj të modës (Foto)

Koleksioni i ri Mango në shenjë të emrave të mëdhenj të modës (Foto)

Në fushatën e vet të re, Mango ka mbledhur më shumë se ekip yjesh.

Aktori Olivier Martinez dhe manekinia Amber Valletta, Anna Ewers, Freja Beha, Erichsen dhe Jegor Venned, janë fytyra mbrojtëse të koleksionit të vjeshtës, në të cilin kanë pozuar para objektivit të fotografit Maria Sorrenti.


Brendet e njohura të modës së lartë në disa sezone të fundit produksionin e vet e kanë ngritur në nivel të lakmueshëm.

Në këtë vazhdë, koleksionet e tyre i ndjekin edhe fushatat fantastike të modës të cilat mbeten në kujtesë.

Përjashtim nuk bën as vjeshta 2017, kur Mango në vende reklamuese arrin gjithsesi me vizualitete të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Mango spanjolle është një ndër ato brende te të cilat çdo koleksion i ri shkakton eufori të vërtetë.

Edhe për vjeshtë ka përgatitur një sërë novitetesh të këndshme të cilat tashmë nëpërmjet fotografive bëjnë që zemra të rrahë pak më shpejt, ndërsa ne disa rroba menjëherë dëshirojnë t’i kemi në dollapët tanë.

Mango që në fillim të sezonit po radhit vetëm atu – pallto fantastike të leshta me supe të theksuara dhe mëngë, sërish me qasje militare, silueta të inkorporuara në blejzerë femrash dhe në rroba, në fustane mini me detaje të zgjedhura dhe diametralisht të kundërt – lule romantike model maksi.

Ndërkohë, në vazhdim shikoni pjesën tjetër të fushatës dhe rrobat e reja për vjeshtën 2017.

/Telegrafi/