LAJMI I FUNDIT:

Koleksion me gjërat më të çuditshme që njerëzit i kanë hedhur përmes tualetit (Foto)

Koleksion me gjërat më të çuditshme që njerëzit i kanë hedhur përmes tualetit (Foto)

Grey Hutton nga Berlini i Gjermanisë, e ka bërë një set fotografik me gjërat më të çuditshme që janë hedhur përmes guaskës së tualetit dhe janë gjetur në kanalizim.

Në fakt, objektet e pazakonta që gjenden në mesin e ujërave të zeza të kryeqytetit gjerman, pastrohen dhe vendosen në kavanoz të posaçëm, në mënyrë që të hulumtohet se si dhe pse kanë përfunduar ashtu, transmeton Telegrafi.

Më e pakuptimtë është mënyra, se si këto gjëra që kanë forma të papërshtatshme, kanë arritur të depërtojnë përmes një vrime të vogël dhe të lëvizin nëpër gypa.

Çekani, dhëmbët artificialë, si dhe shtëpiza e breshkës, janë të gjitha këto në mesin e gjësendeve që ndoshta edhe iu kanë rënë pronarëve pa dashje.

“Sapo i pashë këto eksponate, mbeta i mahnitur se çfarë eksperience kanë pasur. Secila është një histori në vete”, ka thënë Hutton.

Mësohet se ato janë mbledhur nga viti 1960 dhe koleksionimi do të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/