LAJMI I FUNDIT:

Kolegji UBT shënon 20 vjetorin e themelimit, prezanton 30 inovacionet e arritura

Kolegji UBT shënon 20 vjetorin e themelimit, prezanton 30 inovacionet e arritura

Në ditën e 20-të të muajit dhjetor, UBT shpalosi 20 inovacionet për nder të 20-vjetorit të themelimit të këtij institucioni të madh akademik të dijes.

Në një ceremoni solemne, mes të ftuarish nga institucione të ndryshme dhe bashkëpunëtorë vendor dhe ndërkombëtarë, rektori i UBT- së dr. Edmond Hajrizi, ka prezantuar 20 inovacione duke i shtuar këtu edhe 10 inovacione të tjera që rrumbullaksojnë 30 të tilla, përgjatë 20 viteve të funksionimit të UBT-së.


“5G Technology, Augmented and Virtual Reality, Artificial Intelligence, Internet of Things, Robotics and Industrial Automation, UBT Smart City, National Cyber Security and Resilience, UBT Research Hubs, UBT Junior Hub, UBT Sport, E-Sport & Art Hub, UBT Innovation and Technology Hubs, UBT Knoëledge Hub, Taylored Manuacturing and Services, Remote / Contactless Delivery Services, Creativity Industry Hub, Central Testing Hub”, ka treguar Hajrizi.

“Smart Green Campus, UBT EdTech, UBT Digital Innovation Hub, National Public Policy Simulation Lab, UBT Integrated Media Center, UBT GIS Center, UBT High Schools, UBT Professional Schools, UBT Ideaa,Virtualisation based Delivery Services, UBT Community Services, UBT Health Care Services, UBT – University 4.0,UBT Go International, UBT Science and Technology Park, Impact University”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se gjatë këtyre viteve është bërë një punë e jashtëzakonshme, me një angazhim të gjithë secilit për të arritur në pikën ku UBT është sot, duke e ndihmuar edhe Kosovën në procese shumë të rëndësishme të saj.

“Për të arritur në pikën e 20 inovacioneve është nevojitur që këtë vit të punojmë në 150 projekte të reja zhvillimore. Këto projekte janë në funksion të edukimit, shkencës, duke përfshirë green houses, pajisje, laboratore të ndryshme, fabrika të ndryshme, teknologji të ndryshme, projekte zhvillimore, studime fizibiliteti, akreditime e riakreditime, pra një sasi shumë e madhe e projekteve me të cilat sivjet kemi punuar shumë, dhe unë jam shumë i lumtur që kemi arritur t’i prezantojmë sot në këtë ceremoni”, ka thënë rektori Hajrizi.

Përmes këtyre inovacioneve UBT ka sjell në Kosovë një qasje multidisiplinare të funksionimit të një prej ekosistemeve më të mëdha të dijes, e që përfshin edukimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë, qytetin e mençur, zhvillimin e qëndrueshëm, Global Virtual Center, e elemente të tjera të inkorporuara në ekosistemin gjigant të dijes në UBT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori