Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë si mysafir special në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dega Dakota e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në komunikatë thuhet se “në këtë takim u bë edhe binjakëzimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe degës së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut (KKA-ND). Ky binjakëzim mes dy kolegjeve konsiderohet e arritur shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e kirurgjisë kosovare dhe fuqizimin e diplomacisë mjekësore”.
Binjakëzimin mes dy institucioneve, Prof. dr. Rifat Latifi e vlerësoi si hap shumë të suksesshëm, pasi që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për synim të transformojë kirurgjinë kosovare drejt standardeve ndërkombëtare.
Në takimin “North Dakota and South Dakota Chapters of the American College of Surgeons 2023 Annual Meeting (Takimi Vjetor 2023 – Degët e Dakotës së Veriut dhe Dakotës së Jugut të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve), Dr. Latifi ka mbajtur ligjëratën kryesore “Global Surgery and Surgical Volunterism: A Sustainable Model of Improving Access to Care” (Kirurgjia globale dhe vullnetarizmi kirurgjikal: Një model i qëndrueshëm i përmirësimit të kujdesit kirurgjik) si dhe temën “Complex Abdominal Wall Reconstruction: What the Acute Care and General Surgeon Should Know (Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal: Çka duhet të dinë Kirurgu i Kujdesit Akut dhe Kirurgu i Përgjithshëm).
Më këtë rast, Dr. Latifi shpjegoi përvojën e tij shumë vjeçare si kirurg i përgjithshëm/traumatolog, dhe për rëndësinë që kanë involvimi si vullnetar ne kirurgjinë globale dhe zhvillimet e avancuara shkencore, në kirurgjinë komplekse te Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal.
Dr. Latifi u ftua me këtë rast të takohet edhe me ekipin e traumës dhe telemjekësisë në Qendrën Spitalore Sanford, në Fargo, për të ndarë përvojën e tij si autoritet ndërkombëtar në këto dy fusha.
Anëtari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, FACS, njëherit edhe Shef i Qendrës së Nivelit të Parë të Traumës në qendrën spitalore Sanford Medical Center në Fargo, North Dakota, është zgjedhur Kryetar i ardhshëm i degës së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve – Dakota e Veriut, SHBA.
Dr. Ahmeti është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Programit Specialistik Kirurgjik pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e North Dakotës, e gjithashtu Drejtor i Ҫështjeve Akademike dhe Hulumtimeve Shkencore. Si projekt parësor në pozitën e kryetarit të ardhshëm të ACS-ND dhe Shefit të Traumës, Dr. Ahmeti do ta ketë themelimin e ATLS në Kosovë, si dhe mbajtjen e parë të kursit kryesor për trajtimin e traumës – ATLS në Kosovë gjatë këtij viti, nën sponzorizimin e Sanford Medical Center Fargo dhe në bashkëpunim me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.
Me këtë rast Dr. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka theksuar se “Zgjedhja e Dr. Mentor Ahmetit, Kryetar i ardhshëm i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, Dega e Dakotës së Veriut, është një arritje e madhe për Dr. Mentorin, por dhe të gjithë ne. Është dëshmi e qartë për përparimin dhe ngritjen e kirurgëve shqiptarë nëpër botë, mburrje për neve të gjithë, si dhe do të mundësojë lidhjen edhe më të fuqishme të KCS dhe Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe degëve të shumë shteteve të ndryshme amerikane, e po ashtu edhe vendeve të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sjellja e policëve kur para tyre arratiset Milan Radoiçiq

Rrëfimi i prokurorit se si ranë biznesmenët e fajdes në rastin “Brezovica”

Zjarr i madh në fabrikën e bojërave, Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Shmangni autostradën Tiranë-Durrës

Pacolli lobon për Kosovën në New York

Haxhiu: SHIK-u ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në procesin e pas luftës në Kosovë

Nxënësit shembullorë ndërprenë mësimin pasi komuna ua ndali transportin

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals