LAJMI I FUNDIT:

Kolapsi në mbarë botën, reagon Aeroporti i Tiranës: Pritet të ketë vonesa

Kolapsi në mbarë botën, reagon Aeroporti i Tiranës: Pritet të ketë vonesa

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka reaguar sërish pas problemeve në sistemet kompjuterike në mbarë botë, duke theksuar se sistemi i aeroportit nuk ka probleme, por pritet të ketë vonesa në fluturime për shkak të “black out në aeroportet e tjera”.

“Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga “black out” në aeroportet e tjera.

Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka afektuar për momentin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.


Kolapsi me internet, preket edhe Kosova
Lexo po ashtu Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij.

Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, ju lutemi të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të TIA për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori