LAJMI I FUNDIT:

Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohen tre persona në Lushnjë

Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohen tre persona në Lushnjë

Tre persona në Lushnjë kanë përfunduar në pranga e policisë për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të tre këta persona u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet, me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje.


Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, shtetasit me inicialet S. L.(S)., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Matrialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Sekuestrohen 71 fidanë narkotikë, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për disa shtetas të cilët, të organizuar në formën e grupit, shisnin lëndë narkotike, në qytetin e Lushnjës, si dhe si rezultat i provave të siguruara nga hetimi i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “First step”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit S. L.(S)., 28 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, V. M., 33 vjeç., banues në fshatin Toshkëz dhe E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Gjazë, Lushnjë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa qarkullonin me një automjet, me sasi lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të gatshme për shitje. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në qytetin e Lushnjës.

Gjatë kontrolleve fizike të tyre, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. L.(S)., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këto veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori