LAJMI I FUNDIT:

Kojliku i zi kokëkuq, shpendi i rrallë prej dy ditësh në Shqipëri

Kojliku i zi kokëkuq, shpendi i rrallë prej dy ditësh në Shqipëri

Që prej ditës së djeshme ndodhet në vendin tonë, një individ i kojlikut të zi kokëkuq (Geronticus eremita) i pajisur me gjurmues satelitor.

Ky lloj është i klasifikuar si i rrezikuar në nivel global për shkak të një rënie dramatike të popullatës gjatë shekujve të fundit që ka çuar deri në zhdukjen e llojit nga kontinenti Evropian.

Individi i pajisur me gjurmues satelitor ka çelur në një kopsht zoologjik të Austrisë në vitin 2014 dhe është rritur aty. Për shkak të kësaj të shkuare, ky individ nuk shqetësohet nga prania e njerëzve madje mund të qëndrojë shumë pranë tyre në zona urbane dhe rurale duke u ekspozuar kundrejt rreziqeve të ndryshme.


Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bën të ditur se “kolegët tanë të qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) që prej ditës së djeshme janë në terren pranë shpendit duke shmangur kësisoj disa rreziqe reale. Gjatë mëngjesit të sotëm një anëtar i stafit tonë i’u bashkua gjithashtu kolegeve të PPNEA-së për të vrojtuar shpendit dhe për të marrë disa masa për ruajtjen e tij gjatë qëndrimit në vendin tonë”.

Sipas shoqatës, vetëm mëngjesin e sotëm u shmang një tentativë për vrasjen e llojit nga disa banorë lokalë të zonës së Kune-Vainit ku shpendi kishte qëndruar deri pak me parë.

Krahas PPNEA-së edhe Administrata e Zonave të Mbrojtura të qarkut të Lezhës është mobilizuar gjithashtu për ruajtjen e këtij individi tepër të rrallë.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të rastisin të shohin këtë lloj shumë pranë tyre apo në oborrin e shtëpive të tyre të mos e shqetësojnë dhe të mos e dëmtojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori