Çelësi për të zhbllokuar integrimin në BE për Ballkanin Perëndimor qëndron në traktin e BE-së – heqjen e rregullit të unanimitetit për zgjerimin. Ndryshimi i traktit mund të tingëllojë si ide e e vështirë për t’u realizuar, në kohën kur BE është e preokupuar me çështje të tjera, siç janë Brexit-i dhe migracioni.
Por, është një test nëse vendet anëtare me të vërtetë e mendojnë kur thonë se e ardhmja e Ballkanit është në BE.
Në traktin e tashëm (të BE-së), të gjitha vendimet e mëdha për zgjerimin janë çështje e 28 vetove të mundshme té vendeve anëtare. Kjo do të thotë se asnjë nga shtetet e Ballkanit që shpresojnë të hyjnë në BE, nuk mund të anëtarësohen në një të ardhme të afërt – jo për shkak të mungesës së reformave, por për shkak të ngërçeve politike. E, kjo do të thotë po ashtu se problemet në rajon do të rriten edhe më shumë përderisa shpresa për BE zbehet.
Ngërçi i Maqedonisë e ilustron problemin. Komisioni Evropian e ka vlerësuar Maqedoninë gjatë nëntë viteve rresht se është e gatshme për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Por, megjithatë ajo nuk i ka filluar ato meqë Greqia e ka vënë veton kundër për afro një dekadë për shkak se emri i Maqedonisë përplaset me një rajon në Greqi me të njëjtin emër.
Maqedonia degjeneroi nga të qënurit një nxënës yll i BE-së në protesta té dhunshme në parlament gjatë kësaj kohe të pritjes në harresë. Zyrtarët e BE-së tash po e përkrahin qeverinë e re në Shkup, por e njëjta pritja në harresë po vazhdon.
Serbia dhe Kosova po ashtu e ilustrojnë problemin e kriterit të BE-së (v.j. té vetove pér zgjerimin). Serbia po mbyllë kapituj në librin e negociatave për hyrje në BE e vetëdijshme se nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian përderisa nuk e bënë atë që kurrë nuk mund të bëjë – ta njohë Kosovën.
Kosova po bënë hapa në rrugën për në BE e vetëdijshme se nuk mund të hyjë (anëtarësohet) përderisa Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk e bëjnë atë që nuk po japin asnjë shenjë se do ta bëjnë – ta njohin Kosovën.
Kapitulli 35 i bisedimeve Serbi-BE, që ka të bëjë me Kosovën, nuk mund të mbyllet përderisa Beogradi dhe Prishtina nuk arrijnë një pajtim për zënkën e tyre territoriale. Por, nëse jo njohje e Kosovës nga Serbia, atëherë çfarë do të mund të jetë kjo zgjidhje (marrëveshje)? Askush nuk e di – jo në Serbi, as në Kosovë dhe as në BE.
Një opsion do të mund të ishte që Serbia të nënshkruajë një letër duke thënë se do të hiqte veton e saj në BE, pasi që të anëtarësohet, për të mos bllokuar bisedimet e anëtarësimit të Kosovës me BE, ashtu siç Greqia po e bllokon Maqedoninë.
Nuk do të jetë e lehtë për të gjetur një formulë që BE dhe Kosova do të zinin besë (v.j. ndaj Serbisë). Por, nëse Serbia hyn (në BE) para Kosovës pa e hequr veton, atëherë Kosova do të përballej me bllokadën e gjashtë për zgjerimin, në krye të bllokadave nga pesë shtete të BE-së që nuk e njohin.
Kjo situatë është një ambient i përshtatshëm për Rusinë që t’iu ofrojë vendeve siç është Serbia një rrugë tjetër përpara. Është po ashtu një ambient në të cilin problemi i vetos kërcënon që të shumëzohet gjatë viteve të ardhshme.
Greqia do të mund ta bllokojë rrugën e Shqipërisë për në BE, në të njëjtën mënyrë siç po ia bënë Maqedonisë, për shkak të zënkës pér kufirin detar që daton prej vitit 2009. Kroacia do të mund ta përdorë veton e saj për të bllokuar Serbinë për shkak të zënkës për kufirin rreth lumit Danub. Kroacia po ashtu do të mund të bllokojë Malin e Zi për shkak të zënkës për ishullin Prevlaka.
Sa më shpejt që vendet e Ballkanit Perëndimor hyjnë në BE, e edhe në NATO po ashtu, aq më mirë për stabilitetit në rajon dhe në Evropën e gjerë. Dhënia fund vetos për zgjerimin në traktin e BE-së do të ishte hapi i drejt për të ndërmarrë për të mirën e të gjithëve: BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
(Ky opinion është botuar së pari në euobsever.com)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve
Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG
Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi