LAJMI I FUNDIT:

Koenigsegg prezanton veturën CC850 me 1.385 kuaj-fuqi

Koenigsegg prezanton veturën CC850 me 1.385 kuaj-fuqi

Koenigsegg zyrtarisht ka prezantuar super veturën e saj, e ajo është CC850.

Është vështirë të besohet se kanë kaluar 20 vite që kur Koenigseggu i parë CC8 u shfaq nëpër rrugë, e tani në nderë të këtij modeli, CC850 duket identik sikurse modeli i vitit 2020, që vuri standarde të reja.


Dihet se CC850 e vë në lëvizje motori 5 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 1.385 kuaj-fuqi, ka ndërrues manual dhe përdor derivatin E85, transmeton Telegrafi.

Me derivat standard prodhon 1.185 kuaj-fuqi, derisa shifrat janë të njëjta edhe kur bëhet fjalë për peshën e karrocerisë – përkatësisht peshon 1.385 kilogramë.

Sa i përket performansave, në Koeingsegg akoma nuk kanë dhënë detaje, por CC850 është dyfish më i vogël sesa versioni CC8S, por ka më pak fuqi sesa Jesko.

Kjo veturë pritet të jetë shumë e shpejtë dhe e rrallë, pasi që Koenigsegg planifikon t’i prodhojë vetëm 50 njësi për të shënuar ditëlindjen e 50-të të themeluesit të kompanisë, Cristiana von Koenigsegg. /Telegrafi/