LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Thaçi e Vuçiq do të diskutojnë si të vazhdohet me dialogun

Kocijançiq: Thaçi e Vuçiq do të diskutojnë si të vazhdohet me dialogun

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, të enjten në mëngjes do t’i takojë në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë, Mogherini, ka deklaruar se takimet në Bruksel do të zhvillohen në kontekstin e diskutimit për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.


“Diskutimet do të ndodhin pas takimit të disa javëve më parë, ku janë marrë vesh se do të nisin të punojnë për fillimin e fazës së re të dialogut”, ka thënë Kociançiq.

“Në këtë kuptim, puna tashmë është në zhvillim e sipër dhe ata nesër do t’i vazhdojnë bisedimet”, ka theksuar ajo.

Takimi i radhës në Bruksel, sipas Kocijançiqit do të jetë joformal.

“Do të bisedojnë edhe për zbatimin e marrëveshjeve të cilat tashmë janë arritur në dialog dhe zbatimi i të cilave është në vazhdim e sipër”, ka thënë Kocijançiq.

Thaçi e Vuçiq, patën theksuar pas takimit të 3 korrikut të zhvilluar po në Bruksel, se nevojitet një fazë e re e procesit të bisedimeve, që sipas lehtësuesit të këtij procesi, Bashkimit Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë.

Kosova dhe Serbia, ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori