LAJMI I FUNDIT:

Koci: Mbajtja e Konventës është përpjekje për shkatërrimin e PDK-së, partia e ka kryetar Kadri Veselin

Koci: Mbajtja e Konventës është përpjekje për shkatërrimin e PDK-së, partia e ka kryetar Kadri Veselin

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka komentuar vendimin e fundit të Kryesisë së PDK-së, që konventa zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë të mbahet më 3 korrik.

Sipas Kocit, mbajtja e konventës është përpjekje për të shkatërruar PDK-në, transmeton Telegrafi.


“Kjo puna e Konventës, nuk është asgjë ma shumë se përpjekje për ta shkatërruar PDK-në. Ide e kujt është, unë nuk e di, por e di se Partia Demokratike e Kosovës e ka Kadri Veselin për kryetar dhe Enver Hoxhajn zëvendësues të tij, edhe nëse ai do ‘gjykohej me vdekje’! Ngutia e do kullerave duke dëgjuar do pseudoanalistë të tipit të Baton Haxhiut, (që nuk kanë lënë sahanë pa lëpirë), për të zgjedhur kryetarin e PDK-se, është fundi i shkatërrimit të partisë”, ka theksuar ai.

Gara për të parin e PDK-së, këta janë katër kandidatët e mundshëm
Lexo po ashtu Gara për të parin e PDK-së, këta janë katër kandidatët e mundshëm

Tutje, ai ka thënë se “Ata që ngritën themelet e saj nuk duhet lejuar këtë gjë, pa diskutim të hapur në KP të partisë”.

“Mos e përqafoni marrën”, thotë më tej ai.

Ndryshe, Telegrafi sot ka raportuar për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit, dhe kandidatët e mundshëm për të udhëhequr partinë.

Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, janë disa nga kandidatët e mundshëm për kryetar të ri të kësaj partie.

PDK që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar është me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori