LAJMI I FUNDIT:

Gara për të parin e PDK-së, këta janë katër kandidatët e mundshëm

Gara për të parin e PDK-së, këta janë katër kandidatët e mundshëm

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas vendimit që ka marrë kryesia e PDK-së, konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet më 3 korrik.

Përkundër caktimit të datës së mbajtjes së kësaj konvente, nga PDK ende nuk është bërë zyrtarizimi i ndonjë kandidati, megjithëse në media janë lakuar disa figura të kësaj partie si kandidatë potencial për udhëheqjen e kësaj partie, përcjell Telegrafi.


Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, janë disa nga kandidatët e mundshëm për kryetar të ri të kësaj partie.

Hoxhaj i cili aktualisht është kryetar në detyrë i PDK-së, ka thënë se është i gatshëm për të marrë një mandat si kryetar i partisë, në qoftë së merr mbështetjen e duhur por pa specifikuar ende kandidaturën e tij.

Për gjatë kësaj kohe, në media është lakuar edhe emri i Vlora Çitakut si kandidate potenciale për të udhëhequr partinë.

Çitaku ndonëse nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth kandidimit për kryetare të partisë, ajo ka mirëpritur caktimin e datës për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo. Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në”, kishte thënë Çitaku në postimin e bërë në rrjetin social në Facebook.

Theksojmë se Çitaku ka shërbyer si ministre e Integrimit Evropian në kohën e ish kryeministrit, Hashim Thaçi, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vite si dhe ka qenë zëdhënëse e PDK-së.

Kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së është përmendur edhe Memli Krasniqi, i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës, por që deri tani nuk ka ndonjë konfirmim nga ai për kandidim.

Krasniqi po ashtu gëzon mbështetje të madhe nga votuesit e PDK-së, duke u radhitur kështu në mesin e pesëshes më të votuar të PDK-së në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

Gjithashtu, në media ka qarkulluar edhe emri i Bedri Hamzës, si kandidat i mundshëm për kryetar të kësaj partie. Hamza po ashtu është përmendur edhe si kandidat për kryetar të Mitrovicës, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 17 shkurt.

Hamza ditë më parë në një bisedë për Telegrafin kishte lënë mundësinë e hapur për kandidim në Mitrovicë.

“Ka më shumë emra që mund të jenë kandidat potencial të Mitrovicës, nuk jam prej atyre që vet shpallem kandidat për kryetar por një prej opsioneve është edhe emri jem si kryetar i degës së PDK-së, në Mitrovicë”, kishte thënë Hamza për Telegrafin.

Vlen të ceket që në zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë si partia e dytë më e votuar, më 17 % të votave.

PDK në legjislaturën e tetë të Kuvendit kishte arritur të sigurojë 19 ulëse.

Kurse, pesëshja më votuar ishte: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Mergim Lushtaku dhe Memli Krasniqi.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, kishte marrë 100 mijë e 468 vota.

Ndryshe, edhe analistët politikë kanë vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës duhet të bëjë reforma të brendshme, para shkuarjes në zgjedhje lokale.

Imer Mushkolaj në një deklaratë për Telegrafin kishte thënë se PDK gjendet në një situatë të vështirë.

“PDK gjendet në një situatë të vështirë dhe është duke u sillë si ‘parti pa krye’, në këtë situatë është e domosdoshme që të mbahen zgjedhjet brenda partisë në mënyrë që të adresohet saktësisht përgjegjësia tek secili prej njerëzve që do ta udhëheqin partinë. Nuk mundet të vazhdohet me u.d kryetari dhe askush nuk e dinë nëse dhe kur kryetari mund të kthehet në Kosovë dhe të ushtrojë funksionin”, theksoi ai.

Mushkolaj kishte pohuar se PDK duhet të shkojë në zgjedhje të brendshme sa më shpejtë.

“Duke pasur parasysh që PDK është partia më e madhe opozitare dhe zgjedhjet lokale janë afër është e domosdoshme që sa ma parë PDK të shkojë në zgjedhje dhe të zgjedh strukturat e reja të cilat do të kenë përgjegjësi të plotë në marrjen e vendimeve dhe menaxhimin e partisë”, pohoi tutje Mushkolaj.

Ndryshe, PDK që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar është me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori