LAJMI I FUNDIT:

Koci: UP-ja nuk e ka humbur betejën me Kishën

Koci: UP-ja nuk e ka humbur betejën me Kishën

Kur Gjykata e Apelit në Prishtinë e mbështeti vendimin e Gjykatës Themelore për të mos ia njohur të drejtën e vazhdimit të gjyqit Universitetit të Prishtinës me Kishën Ortodokse serbe për çështje pronësie, pati mbështetje të plotë ligjore.

Këtë po e thotë avokati kosovar Arianit Koci, i cili në një përgjigje për Klan Kosova, thekson se Gjykata e Apelit ka marrë vendim duke konsideruar se pala është tërhequr, ngase me praktikat gjyqësore, në momentin që paraqet padi dhe nuk paraqitesh në elaborim mbyllet çështja.


“Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konsideruar të tërhequr padinë në këtë çështje juridike, për shkak se paditësi nuk ka prezantuar në seancë, edhe pse ka qenë i ftuar me rregull”.

“Këtë qëndrim juridik e mori edhe Gjykata e shkallës së dytë, për shkak se nga shkresat e lëndës është vërtetuar se paditësi nuk ka prezantuar në seancë dhe arsyet e dhëna nga ana e përfaqësueses së Universitetit për mungesë në seancë, gjykata nuk i ka pranuar si të pabazuara”, ka deklaruar Koci.

Ai u shpreh se në këto raste, prania në seancë nga ana e paditësit është e domosdoshme.

“Vlen të sqarohet se paditësi, me rastin e kërkesës së një të drejte, duhet të jetë i përpiktë me prezencën e tij në gjykatë, për të elaboruar dhe ofruar prova për të drejtën që e kërkon. Gjykata nuk mund të supozojë fakte dhe të vendos për themelësinë e kërkesës, pa prezencën e palës paditëse – kërkuesit të së drejtës”, tha Koci.

Megjithatë, ai thotë se UP-ja e ka ende shanse për ta kthyer tokën në kampusin e Universitetit, në pronësinë e saj sepse ligji ia lejon të bëjë padinë sërish, por kjo si pasojë ka një pritje shumë të gjatë.

“Beteja juridike e Universitetit të Prishtinës, nuk është humbur! Ligji ia mundëson UP-së të parashtrojë padi tjetër në gjykatë. Megjithatë, për këtë neglizhencë, UP-ja do të paguajë një çmim! Për të fituar të drejtën që e kërkon, duhet pritur edhe disa vite, që shqyrtimit të padisë së re nga ana e gjykatës t’i vije rendi edhe një herë”, tha ai.

Vendimi se padia e UP-së konsiderohet e tërhequr, u mor pasi përfaqësuesit ligjorë të këtij institucioni nuk u paraqitën në seancën kryesore gjyqësore.

Ata u arsyetuan se ditën kur ftesa iu kishte arritur në Rektorat, ata ishin duke u përballë me disa grupe protestuesish dhe zarfi i mbyllur ka mbetur diku në zyrat e pranimit.

“Për shkak të protestave që ka pasur në ditën kur ka ardhur zarfi, dhe tollovisë që ka pasur para sportelit kur është dorëzuar te sporteli, ftesa nuk ka arritur deri te ne. Kur na ka ardhur vendimi, kemi kërkuar të dimë se kur ka ardhur ftesa dhe e kemi kuptuar se ajo ka mbërritur por ne s’e kemi marrë”, ishte arsyetimi që dha Esat Kelmendi, sekretar i Universitetit të Prishtinës.

Ndërsa, rektori i këtij universiteti Marjan Demaj që s’ishte në detyrë kur kjo kishte ndodhur, thotë se UP-ja s’do pushojë së kërkuari drejtësi.

“Universiteti i Prishtinës asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga kthimi i këtyre pronave, qoftë nga marrja e tyre dhunshëm nga sistemi i Milloshevqit qoftë të uzurpuara. Do bëjmë çdo gjë që ato prona t’i kthejmë”, tha Demaj.

Kisha ortodokse, ishte ndërtuar në kampusin e UP-së nga pushteti i Slobodan Millosheviqit, ndërsa padi për kthimin e tokës, është bërë që në vitin 1992 nga rektori i atëhershëm Ejup Statovci. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori