LAJMI I FUNDIT:

Koçan duhet të paguajë dënim për ndërtesën e papërfunduar në Gjorçe Petrov

Koçan duhet të paguajë dënim për ndërtesën e papërfunduar në Gjorçe Petrov

Kompania “Transmet”, pronë e afaristit dhe i akuzuar i PSP-së, Sead Koçan, duhet t’i paguajë komunës Gjorçe Petrov dënim për ndërtesë të papërfunduar të komunës, shkruan ‘Makfaks’.

“Transmet” me kontratë ishte e detyruar të përfundojë ndërtimin në parkun e Gjorçe Petrov deri kah mesi i vitit 2016, duke ndërtuar objekt prej 15.000 metra katrorë, nga të cilat 3.600 janë të parapara për shfrytëzim nga komuna.


Vitin e kaluar Komuna Gjorçe Petrov kumtoi se ka vazhduar afatin për përfundimin e ndërteve deri në janar të vitit 2017. “Transmet” nuk e respektoi as këtë afat kohor të kontratës, sepse aktualisht objekti në parkun qendror të komunës Gjorçe Petrov akoma nuk është i kompletuar. Sipas kontratës, “Transmet” duhet të paguajë dënime ndaj komunës, duke pasur parasysh detyrimet e paplotësuara.

Llogaritë e kompanisë “Transmet” janë të bllokuara nga muaji maj i këtij viti, kur PSP-ja hapi lëndën “Trust”./Telegrafi/