Koalicionet opozitare zgjedhore maqedonase, një front, apo të ndarë? (Video)
Derisa po bëhet rigrupimi i blloqeve opozitare, partia “E Majta” paralajmëron se do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe nuk do të jetë pjesë e fronit të gjerë opozitar të udhëhequr nga LSDM-ja. Këtë e thotë përfaqësuesi i kësaj partie të re, Goce Markovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E Majta para një jave e paraqiti iniciativën e saj për lista qytetare jo-partiake. Kjo është strategji sipas bindjes tonë më efektive për mposhtjen regjimit të Nikolla Gruevskit. Është e sigurt që e ‘’Majta’’ do të garojë në zgjedhje në mënyrë të pavarur’’, u shpreh për Tv21, Goce Markovski, nga “E Majta”.
Pavle Trajanov nga Lidhja Demokrate (LD) thotë se blloku i tyre me orientim djathtist deri tani përbëhet nga FRODEM-i, DEMOS-i dhe Partia e Punës ‘’MORO’’, por ai nuk përjashton bashkëpunimin me LSDM-në.
“Ne jemi në përgjithësi për bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare dhe me blloqet por sigurisht që kemi të caktuara qëllimet tona strategjike. Kemi qëndrime principiele dhe me ato qëndrime mund të bashkëpunojmë edhe me bllokun i cili është i udhëhequr nga LSDM-ja por edhe me blloqet tjera për shembull të bllokut të opozitës shqiptare i cili po përpjekjet të formohet’’, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Sipas tij, blloku opozitar i së djathtës është para përfundimit të bisedimeve me disa parti që pritet të jenë pjesë e koalicionit “Për ndryshime dhe drejtësi”. Liberal – Demokratët si partner tradicional të LSDM-së konfirmojnë se janë pjesë e fronit të gjerë opozitar të paralajmëruar nga Zaev.
“Ne vetëm se jemi në atë koalicion me LSDM-në në të cilën ka 16 parti për momentin të gjitha ishim dje në kongresin e saj. Poenta këtë herë është që jo vetëm të lidhen partitë politike por ky koalicion do të lidhet dhe do të bëj një bllok më të gjerë me organizatat qytetare dhe me qytetarët gjegjësisht me individ, intelektual, qytetarë të thjeshtë d.m.th ai koalicion do të zgjerohet drejt sektorit civil’’, tha Goran Millеvski, kryetar i PLD-së.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e djeshëm partiak theksoi se me siguri partitë me orientime të djathta do të shkojnë në një bllok të posaçëm opozitar, derisa sipas tij, LSDM-ja hap dyert për fronin e gjërë me individë, intelektualë dhe qytetarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore