LAJMI I FUNDIT:

Knaus: BE do ta humb kredibilitetin në Ballkan nëse Bullgaria bllokon bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Knaus: BE do ta humb kredibilitetin në Ballkan nëse Bullgaria bllokon bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Analisti politik austriak dhe drejtori i i think tenk European Stability Initiative, Gerald Knaus thotë se nëse nuk gjendet zgjidhje ndaj paralajmërimeve të Sofjes së do të bllokojë bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut, EU do ta humbasë kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe kjo do të ishte tragjike për BE-në, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Nëse nuk zgjidhet kjo çështje, kredibiliteti i politikës së zgjerimit në BE do të shuhet në vitin 2020”, thotë Knaus, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas tij nuk është normale përfshirja qëndrimeve të ndryshme për identitetet në kornizën negociuese për anëtarësim në BE dhe nëse Bullgaria insiston, atëherë kjo do të thotë se anëtarësim nuk do të ketë as tash as në të ardhmen.

Zgjidhja sipas tij është që Bullgaria dhe Maqedonia të pajtohen se dallojnë sa i përket pikëpamjeve të tyre në histori. Ai thotë se Maqedonia nuk do të pranojë se ka identitet dhe gjuhë të rreme për të hyrë në BE.

Knaus akuzoi Bullgarinë se prish kredibilitetin e BE-në në Ballkan me paralajmërimet për bllokim, ndërsa kërkesa e Sofjes dhe ministres së MPJ-së, Ekaterina Zakharieva që Shkupi të pranojë se populli maqedonas dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare janë absurde.

“Paramendoni Gjermania të insistojë që ‘Austria duhet të pranojë rrënjët gjermane’. Suedia ta bëjë të njëjtën në Norvegji”, tha Knaus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori