LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj thirrje partive politike të kenë kujdes me fjalorin gjatë fushatës

KMDLNj thirrje partive politike të kenë kujdes me fjalorin gjatë fushatës

Partitë politike në Kosovë kanë nisur të mobilizohen për zgjedhjet e reja, ende pa filluar fushata zgjedhore. E sipas KMDLNj-së, në këtë drejtim ata nuk po e kursejnë veten nga përdorimi i gjuhës urrejtëse dhe denigruese, duke e rrezikuar kështu integritetin e procesit zgjedhor.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të kenë kujdes se çfarë fjalori do të përdorin gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme.


“Partitë politika tashmë kanë filluar të bëjnë fushatë. Ne u kemi bërë thirrje atyre që të mos përdorin gjuhë të urrejtjes, të mos përdorin linçimin publik ashtu siç jemi mësuar ta shohim në zgjedhjet e mëhershme”, tha për RTV Dukagjini, Valentina Demolli.

Ajo po ashtu ka potencuar se pjesë  e reagimit është edhe thirrja e votuesve që të mos japin asnjë votë për kandidatët potencialë që kanë problem me ligjin.

“Ne kemi shkuar përtej dhe jemi lidhur direkt me qytetarët e Kosovës duke iu bërë thirrje atyre që të mos votojnë personat që kanë probleme me ligjin apo kanë ende aktakuza. Mirëpo kjo mbetet në domenin e qytetarëve të Kosovës të vendosin”, shtoi më tej Valentina Demolli, përcjell Telegrafi.

E kësaj thirrjeje iu ka bashkangjitur edhe njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, teksa thotë se për momentin nuk po sheh diçka të tillë.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori vendim që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më datën 6 tetor./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori