LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Të zbardhet vdekja e Agon Musliut pas karantinimit në Qendrën e Studentëve  

KMDLNJ: Të zbardhet vdekja e Agon Musliut pas karantinimit në Qendrën e Studentëve  

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të zbardhet rasti i vdekjes së Agon Musliut pas karantinimit në Qendrën e Studentëve, e i cili ishte kthyer nga Gjermania ku ishte duke vijuar studimet.

KMDLNj thekson se sipas dëshmitarëve, i ndjeri Agon Musliu kishte kërkuar të vetizolohet ne shtëpinë e familjes nëGjilan e që kjo kërkesë ishte refuzuar.

“Gjithashtu pohohet se i ndjeri Musliu kishte me vete dokumente shëndetësore për gjendjen e rënduar shëndetësore andaj e refuzonte karantinimin në këtë Qendër. Pasi edhe kjo nuk i bindi autoritetet që kishin përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës, një ditë më pas u hodh nga kati i pestë i Qendrës dhe për shkak të lëndimeve të rënda ndërroi jetë”, thuhet në reagim.

Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë
Lexo po ashtu Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë

KMDLNj thekson se personat që vendosen në karantinë kundër vullnetit të tyre konsiderohen si persona të privuar nga liria për aq kohë sa zgjat karantinimi dhe autoritetet që kanë vendosur për karantinim të detyrueshëm kanë përgjegjësi konkrete për shëndetin dhe jetën e të privuarve nga liria gjatë karantinimit, e që në rastin konkret kanë dështuar plotësisht.

“KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të bëjë hetime për rastin konkret për faktin se për shkak të papërgjegjësisë institucionale një i ri ka humbur jetën. Kjo tragjedi ka qenë e evitueshme nëse institucionet përgjegjëse nuk do zbatonin standarde të dyfishta, dikush dhunshëm vendoset në karantinë kurse tjetri për shkak të statusit në shoqëri dërgohet në shtëpi. Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë të gjitha rastet ku dyshohet se janë zbatuar standardet e dyfishta e për të cilat flitet sikur për një fshehtësi publike”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon që ky rast tragjik të mos keqpërdoret për përfitime politike por të solidarizohemi me familjen Musliu duke kërkuar dhe këmbëngulur që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

“Agon Musliut i është mohuar e drejta elementare e njeriut, e drejta për jetë në emër të cilës janë vendosur masat shtrënguese e që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. KMDLNj kërkon që të rishqyrtohen masat e karantinimit duke ua mundësuar që këto masa të zbatohen edhe në mjedise të familjes ose, në raste të rënduar të gjendjes shëndetësore, atëherë duhet të dërgohen në institucione shëndetësore”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KMDLNJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori