Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas liturgjisë së sotme të mbajtur nga serbët në kishën e cila gjendet në oborrin e kampusit e Universitetit të Prishtinës.
“Në prag të vazhdimit të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, Kisha Ortodokse serbe e mbajti Liturgjinë në Kishën Ortodokse Politike e ndërtuar në hapësirën e UP, “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Kisha ishte ndërtuar në kohën e okupimit të hapësirës universitare nga regjimi serb dhe në bazë të ligjeve diskriminuese. Kjo kishë që moti është dashur të zhvendoset nga ajo hapësirë dhe vetëm oportuniteti politikë i politikanëve vendorë dhe kërcënimi i faktorit ndërkombëtarë e ka mbajtur mbi këmbë. KMDLNj e njeh dhe respekton të drejtën e ushtrimit të drejtave dhe lirive fetare për të gjithë besimtarët në bazë të bindjeve dhe vullnetit por e kundërshton manipulimin e fesë për qëllime politike”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ka theksuar se rasti i mbajtjes së Liturgjisë në një objekt të papërfunduar dhe me status të parregulluar, e konsideron si provokim.
“Kisha Ortodokse serbe, e sigurt se për shkak të ndjeshmërisë së situatës politike në Kosovë askush nuk do të intervenojë e ka keqpërdorur për qëllime politike një aktivitet shpirtërorë dhe fetar. Këso aktivitete nuk duhet të lejohen në të ardhmen aq më parë që në Prishtinë dhe rrethinë ka hapësira të mjaftueshme dhe funksionale për ushtrim të aktiviteteve fetare. KMDLNj tërheq vërejtjen se këto veprime provokuese të KOS – mund dhe do të provokojnë reagimin e studentëve të UP-së, me pasoja të paparashikueshme. Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë që të parandalojnë eskalimin e situatës ndryshe do të marrin përgjegjësi për pasojat e mundshme”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert