LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj kërkon të hetohet vendimi për tekstet shkollore: Kush e paguan mundin e prindërve dhe orët e humbura

KMDLNj kërkon të hetohet vendimi për tekstet shkollore: Kush e paguan mundin e prindërve dhe orët e humbura

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar që të hetohet vendimi i Ministrisë së Arsimit që këtë vit shkollor prindërit të marrin përsipër sigurimin e librave për fëmijët e tyre, por me subvencionim nga shteti.

Përmes një komunikate për media, nga KMDLNj kanë bërë të ditur se kanë monitoruar disa pika ku qytetarët po i blejnë tekstet shkollore, sikur që kanë pranuar informata me telefon nga prindërit.


Ndonëse procesi mësimor në shkollat e nivelit parauniversitar ka filluar tash e tri ditë, KMDLNj thotë se radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata.

MASHTI jep detaje për subvencionimin e teksteve shkollore: Ka mbaruar ekzekutimi i parave për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht
Lexo po ashtu MASHTI jep detaje për subvencionimin e teksteve shkollore: Ka mbaruar ekzekutimi i parave për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht

“Prej 15 deri në 45 prindër që presin në çastin e monitorimit, për dallim nga viti i kaluar kur po kjo qeveri dhe po kjo ministri kishte shpërndarë tekste shkollore falas sipas standardeve të qeverive paraprake që ishte, edhe më efikase, edhe më pak e kushtueshme. Nëse kemi parasysh faktin se shumë prindër janë të punësuar, ata duhet të marrin ditë të lirë në mënyrë që t’i blejnë librat ose, edhe më keq , gjyshet apo gjyshërit e nipave dhe mbesave detyrohen të presin në radhë për blerje të librave. Opozita thirri një mbledhje të jashtëzakonshme pikërisht për këtë situatë të krijuar me tekste shkollore të cilën e cilësuan si dështim mirëpo pozita e shpërfilli këtë seancë të jashtëzakonshme duke injoruar kërkesën e deputetëve të opozitës sikur edhe duke e relativizuar gjendjen e krijuar”.

“Reagimi i Këshillit të Prindërve do të duhej të ishte shumë më i vendosur aq më parë që mungesa e teksteve shkollore pengon mbarëvajtjen e mësimit, fëmijëve të tyre. Natyrisht se SBASHK–u nuk ka reaguar sepse nuk e konsideron se është pjesë e mandatit për faktin se mbron interesat e arsimtarëve e jo të nxënësve ndonëse kjo mungesë ndërlidhet dhe ua vështirëson punën të gjithë mësimdhënësve të angazhuar në procesin mësimor”, thuhet në komunikatën për media.

KMDLNj ka kërkuar që të hetohet nëse kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore ruajtur apo e ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe pas kësaj të përcaktohet përgjegjësia e mundshme institucionale, profesionale dhe ligjore.

“Për KMDLNj –në mbetet i paqartë fakti pse MASHT-i shmangu mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore nëse vitin e kaluar ishte e vlerësuar si e suksesshme kur, në ndërkohë ishte dhe mbeti e njëjta përmbajtje edhe e qeverisë sikur edhe e MASHT-it, i njëjti kryeministër dhe e njëjta ministre. Është e pabesueshme se si pas gjithë kësaj tollovie askush nuk fletë për përgjegjësi (nga radhët e pozitës) ndonëse flitet se janë ndarë më shumë mjete se që ishin ndarë në vitin paraprak ndërsa efikasiteti ka rënë për tokë. Kush e paguan mundin e prindërve dhe orët e humbura sepse pa tekste shkollore mësimi mbahet sa për të plotësuar kushtet e kontratës e jo për të shpërndarë dije”.

“KMDLNj vlerëson se kjo tollovi e krijuar, pa asnjë arsye dhe pa asnjë nevojë, ngjallë dyshime te tenderimi sepse oferta e shtëpive botuese të teksteve shkollore nuk dallon shumë nga mjetet e ndara për këtë prandaj duhet që MASHT-i të sqarojë pse u përcaktua për subvencionim që po del të jetë më i kushtueshëm e jo për mënyrën që e kishte zbatuar MASHT-i dhe ministria aktuale vitin e kaluar. KMDLNj–ë vlerëson se reagimi i opinionit ka qenë jashtëzakonisht i butë dhe në kundërshtim me seriozitetin e situatës së krijuar. Pikërisht organizatat që mbrojnë të drejtat e nxënësve dhe angazhohen për një arsimim më cilësorë është dashur të reagojnë duke shfaqur mospajtim publik e jo ta kalojnë në heshtje sikur që rasti të ndodhte në Kore të Veriut apo Iran. Se ky veprim i MASHT-it, i pastudiuar mirë, i ngutshëm dhe i pakoordinuar me Këshillin e Prindërve shkel të drejtat e njeriut, nuk ka asnjë dyshim nëse i referohemi Nenit 26 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara; Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori