LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: KEDS nuk e thotë të vërtetën

KMDLNJ: KEDS nuk e thotë të vërtetën

KMDLNj përmes një komunikate për media sqaron se nuk ka kërkuar mos pagimin e rrymës së shpenzuar, por kërkon të mos paguhet rryma e pashpenzuar apo rryma që nuk e kanë paguar të tjerët.

“Gjatë dy viteve të fundit KMDLNj ka denoncuar keqbërësit e KEDS –it dhe ZRrE –së kurse vendimi i Gjykatës së Apelit i ka dhënë plotësisht të drejtë KMDLNj –së për faktin se e detyron këtë binom plaçkitës ta ndërpresin këtë mënyrë të faturimit të energjisë elektrike , i cili , përveç se është diskriminues në çdo aspekt, edhe materialisht i dëmton qytetarët jo serbë të Kosovës për 22-30% të vlerës së përgjithshme të faturës . Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar që të paguhet 70% e vlerës së faturës ndërsa 30% e vlerës së mbetur duhet ta paguajnë serbët”, thuhet në reagim.


Sipas KMDLNj –së, KEDS ka reaguar në një tryezë të rrumbullakët me bizneset e Kosovës, duke mashtruar opinionin kinse kërkesa publike e KMDLNj –së të paguhet vetëm 70% e vlerës së faturës është kërkesë për të mos e paguar rrymën, gjë e cila sipas KMDLNJ-së nuk është e vërtetë.

KMDLNj, në të gjitha reagimet ka kërkuar që të paguhet rryma e shpenzuar por jo edhe rryma me fatura të fryra, ajo e manipulimeve me tarifa apo rryma që ka prodhuar fatura astronomike si pasojë e njehsorëve të manipuluar.

KMDLNj edhe tani kërkon që të paguhet rryma e shpenzuar e që nuk mund të jetë më e lartë se 70 – 75% e faturës.

“KEDS – i duhet të jep llogari për plaçkitjen që ua ka bërë dhe po ua bënë qytetarëve të Kosovës përmes faturimit racist, duhet të kompensojë dëmet e shkaktuara duke dëmtuar pajisjet e amvisërisë, duhet t’i zhdëmtojë bizneset, kalljen e shtëpive për shkak të defekteve të rrjetit por edhe humbjen e jetëve si pasojë e kalljes së shtëpive e të cilat nuk janë hetuar deri në fund”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, KMDLNj thekson se qytetari i Kosovës nuk duhet të pësojë për shkak të mos kompletimit të Bordit të ZRrE –së, ndërsa shtron pyetjen se si mund KEDS të kërkojë që konsumatori t’ua mbulojë humbjet komerciale apo të arsyetohet se marrëveshja për faturimin diskriminues është marrëveshje e trashëguar dhe mbi atë bazë ende zbatohet përkundër vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.

KMDLNj paralajmëron se do të ketë një takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka për trajtimin e kësaj çështjeje dhe do të këmbëngulë që konsumatorët e dëmtuar, të kompensohen përmes një forme që do të ishte e pranueshme.

Në të kundërtën, KMDLNj paralajmëron se do të thërrasë qytetarët për protesta derisa të përfundojë diskriminimi dhe plaçkitja e paskrupullt e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori