LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve viziton kompaninë Comodita

Klubi i Prodhuesve viziton kompaninë Comodita

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa së bashku me drejtorin ekzekutiv Astrit Panxha dhe disa nga anëtarët sot kanë vizituar kompaninë Comodita.

Vizita u organizua për të parë për së afërmi prodhimin dhe sukseset e kësaj kompanie, por edhe për ta falënderuar për bashkëpunimin që kjo kompani ka me prodhuesit tjerë vendor.


Comodita si brend botëror në vazhdimësi ka përkrahur prodhuesit vendor duke i futur në zinxhirin e prodhimit mbarëkombëtarë.

Sukseset e kompanisë Comodita janë suksese të zhvillimit të mbarë Kosovës, e në veçanti zhvillimit të sektorit të prodhimit, ku ky brend ka arritur që të prezantojnë denjësisht prodhimet Made in Kosova në të gjithë botën.

Arritjet si këto janë zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë së vendit tonë, hapje e vendeve të reja të punës e mirëqenie për punëtorët vendor. Arritjet e tilla duhet të jenë shembull dhe motivim për të gjithë prodhuesit tjerë vendor.