Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh reagimin kundrejt gjuhës denigruese ndaj sektorit privat e cila është përdorur në seancën parlamentare.
“Për Klubin e Prodhuesve është e papranueshme që një gjuhë e tillë të jetë pjesë e diskursit të përditshëm politik dhe publik, prandaj edhe e kundërshtojmë që një diskurs i tillë të jetë pjesë e asaj që reflekton si kulturë parlamentare. Duhet që të pranojmë se rritja dhe zhvillimi i sektorit privat është një nga komponentët esencial për zhvillimin e gjithmbarshëm socio-ekonomik të vendit tonë. Ku përveç që promovon zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë, ai po ashtu kontribuon në krijimin e mundësive për punësim dhe përmirësimin e standardit të jetesës”, thekson Klubi.
Për vite me radhë sektori privat në Kosovë është duke u ballafaquar me mjaft sfida, ku shumë prej këtyre sfidave mbeten ende të pa adresuara, prandaj është e pakuptimtë që parlamenti, si institucioni i cili do të duhej të ishte përkrahësi kryesor i këtij sektori, të përdor gjuhë e cila denigron përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm të këtij sektori.
Klubi i Prodhuesve shpreson që kjo të jetë hera e fundit që një gjuhë e tillë e cila nuk përçon vlera etike e as demokratike të jetë pjesë e diskursit parlamentar, e aq më pak t’i adresohet sektorit privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel