LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon lidhur me skandalin e importit të mishit nga Belgjika

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon lidhur me skandalin e importit të mishit nga Belgjika

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar lidhur me rrezikun e mos kontrollimit të produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë.

Sipas KPK-së, rasti i fundit i skandalit të mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë tregon qartë që produktet e importit lejohen të hyjnë në vendin tonë me cilësi të dyshimtë duke mos zbatuar dhe respektuar standardet e kërkuara dhe se ky trajtim jo i duhur i produkteve të importuara jo vetëm që vë në rrezik mirëqenien dhe jetën e qytetarëve, mirëpo shkel edhe të gjitha parimet e konkurrencës në treg.

Kosova brenda një viti importon 200 mijë kilogramë mish nga Belgjika
Lexo po ashtu Kosova brenda një viti importon 200 mijë kilogramë mish nga Belgjika

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë. Njëkohësisht, KPK i inkurajon dhe i fton të gjithë qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vendin tonë, sepse prodhuesit Kosovar janë më të kontrolluar dhe shumë më shumë të kujdesshëm në cilësinë e prodhimit të produkteve ushqimore”, thuhet në reagimin e KPK-së, përcjell Telegrafi.

Mediat belge: Kosova e zbuloi skandalin me mishin e prishur dhe nisën hetimet
Lexo po ashtu Mediat belge: Kosova e zbuloi skandalin me mishin e prishur dhe nisën hetimet

Gjithashtu, KPK thotës e produktet vendore dita-ditës po dëshmojnë për kualitetin e tyre dhe prodhuesit vendor sigurojnë të gjithë qytetarët për cilësinë e prodhimeve të tyre.

“Produktet e importuara nuk e kanë trajtimin e njëjtë me prodhimet vendore, kontrolli i prodhimeve vendore është më rigoroz dhe cilësia e tyre është e garantuar. Produktet vendore dita-ditës po dëshmojnë për kualitetin e tyre dhe prodhuesit vendor sigurojnë të gjithë qytetarët për cilësinë e prodhimeve të tyre. Linjat e prodhimit në vend i plotësojnë të gjitha standardet dhe janë të pajisur me teknologjinë e fundit, ku qytetarët mund të shkojnë që t’i vizitojnë të gjitha kompanitë prodhuese në vend dhe të binden me kushtet e prodhimit”, vijon njoftimi.

OEK: Skandali me "mishin belg" alarm i fundit për veprim institucional
Lexo po ashtu OEK: Skandali me "mishin belg" alarm i fundit për veprim institucional

Në fund, Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreson në bashkëpunimin me institucionet dhe në të njëjtën kohë kërkon angazhimin e në promovimin e vlerave të sektorit të prodhimit dhe luftimin e konkurrencës jo-lejale në vend. /Telegrafi/