LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve: Rishqyrtimi i buxhetit mundëson ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente Fiskale

Klubi i Prodhuesve: Rishqyrtimi i buxhetit mundëson ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente Fiskale

Klubi i Prodhueseve të Kosovës ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Rishikimin e Ndarjeve Buxhetore për vitin 2020 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Klubi i Prodhuesve përmes një njoftimi publik ka thënë se, shpreson se ky miratim është hapi i parë për adresimin e të gjitha problemeve të cilat kanë mbetur pezull si pasojë e sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, transmeton Telegrafi.


“Shpresojmë që ky miratim është hapi i parë për adresimin e të gjitha problemeve të cilat tash për një kohë të gjatë kanë mbetur pezull si pasojë e sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID -19. Një vendim i tillë do të mundësoj ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të parashikuara në të njëjtën pako”, thuhet në njoftim.

Miratohet rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës
Lexo po ashtu Miratohet rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës

Ndryshe, me 67 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektligjin 07/L-014 për Rishikimin e Ndarjeve Buxhetore për vitin 2020. /Telegrafi/