LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve përshëndet miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Klubi i Prodhuesve përshëndet miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Klubi i Prodhuesve përshëndet votimin nga deputetët e Kosovës, për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas KPK-së, miratimi i këtij Projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese janë në vështirësi të mëdha financiare.


“Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon zbatimin e menjëhershëm të Pakos të Rimëkëmbjes Ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe zbatimin e masave që do të dalin nga ky Ligj. Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në përpjekjen e shtatë, miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Lexo po ashtu Në përpjekjen e shtatë, miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/