LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve e njofton ministrin Murati për gjendjen e këtij sektori gjatë pandemisë COVID-19

Klubi i Prodhuesve e njofton ministrin Murati për gjendjen e këtij sektori gjatë pandemisë COVID-19

Klubi i Prodhuesve të Kosovës gjatë takimit me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë diskutuar për pozitën financiare të vendit, sidomos për gjendjen e prodhuesve gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu gjatë takimit Klubi parashtroi disa kërkesa konkrete sa i përket sektorit të prodhimit, dhe u kërkua mbështetja e Qeverisë për fuqizimin e këtij sektori, si njëri ndër bartësit kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit.


Gjithashtu gjatë takimit u përmenden edhe masat e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit, të cilat do të ndikon drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve, bilancin tregtar dhe krijimin e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/