LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Biznesit: Vendimi i Qeverisë për vendosjen e kuotave në import, hap tjetër drejt ndërhyrjes në ekonomi të lirë të tregut

Klubi i Biznesit: Vendimi i Qeverisë për vendosjen e kuotave në import, hap tjetër drejt ndërhyrjes në ekonomi të lirë të tregut

Klubi i Biznesit ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se po tentohet të ndërhyjnë në ekonomi të lirë.

Në reagim thuhet se “udhëzimi administrativ Nr. O6/2024 i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kuotave në import përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut”.

Tutje, theksohet se  Klubi i Biznesit dhe anëtarët e tij kundërshtojnë fuqishëm një vendim të tillë dhe i bëjnë thirrje qeverisë të rishikojë këtë çështje me seriozitet.


“Një vendim i tillë jo vetëm që prek funksionimin e një ekonomie të lirë, por gjithashtu sjell efekte anësore me pasoja negative. Në modelin ekonomik të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës, masa të tilla janë në kundërshtim të hapur me parimet themelore të ekonomisë së lirë të tregut”, thuhet në reagim.

Më tej, në reagim thuhet se “Ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dialog të mirëfilltë publiko-privat për çështjet ekonomike, dhe ky vendim është shembulli i mungesës së këtij dialogu. Sektori privat, si shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuesi më i madh në buxhetin shtetëror, duhet të ketë një zë të rëndësishëm në politikëbërjen ekonomike, me qëllim që këto politika të çojnë drejt prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, ku konkurrenca e lirë dhe e barabartë janë parësore”.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim që minon ekonominë e lirë, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit:

Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Ekonomi
Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Ekonomi
Koreja e Veriut raportohet se zë vendin e tretë në botë për rezerva të Bitcoin

Koreja e Veriut raportohet se zë vendin e tretë në botë për rezerva të Bitcoin

Botë
Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Ekonomi
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

Ekonomi
Kalo në kategori