LAJMI I FUNDIT:

Klubet saudite rivalizojnë Real Madridin për trajnerin Mourinho

Klubet saudite rivalizojnë Real Madridin për trajnerin Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është ndër kandidatët për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në Real Madrid në vitin 2024, por klubi mbretëror tani ka rivalë klubet nga Superliga e Arabisë Saudite.

Marrëveshja aktuale e Mourinhos në Stadio Olimpico përfundon në qershor dhe Sky Sport Italia ka raportuar së fundmi se portugezi nuk do ta zgjasë qëndrimin e tij në klubin italian.

Sipas Mundo Deportivo, Mourinho është ndër kandidatët e Real Madridit për të zëvendësuar Ancelottin sezonin e ardhshëm, me italianin që pritet ta marrë drejtimin e Brazilit pasi t’i skadoj kontrata me Los Blancos.


Real Madridi ka gjetur zëvendësuesin e Ancelottit - i njohur për klubin dhe tifozët
Lexo po ashtu Real Madridi ka gjetur zëvendësuesin e Ancelottit - i njohur për klubin dhe tifozët

Mourinho tashmë ka qenë trajner i Real Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke fituar 127 nga 178 ndeshjet e tij në krye të gjigantëve të La Ligës.

Megjithatë, ‘rrëmbimi’ i trajnerit portugezi nuk do të jetë i lehtë pasi atij edhe klubet saudite gjithashtu i kanë vënë sytë.

Sipas Il Corriere dello Sport, Al-Ahli dhe Al-Ittihad janë të gatshëm t’i ofrojnë 50 milionë euro në sezon trajnerit portugez për të siguruar shërbimet e tij nga qershori 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

La Liga
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Përfaqësueset
FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori